Rama: Fund torturës në dogana - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do të jetë jetë më e nevojshme për të pritur me orë të tëra në radhë për kryerjen e procedurave doganore. Një sistem i ri i quajtur ?Kanali Jeshil? ka nisur të aplikohet në dogana duke i ardhur në ndihmë bizneseve. Kryeministri Rama tha se qëllimi i këtij sistemi është shmangia e kontakteve mes biznesit dhe nëpunësve doganorë.Edi Rama thekson:Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në funksion të vizionit tonë për ta transformuar marrëdhënien me biznesin në një marrëdhënie partneriteti. Nga ana tjetër për t?i transformuar të gjitha pikat e hyrjes dhe të daljes së mallrave në Shqipëri, jo në pika torturash dhe pengmarrjeje, por në pika të një funksionimi të shpejtë dhe të efektshëm të shërbimeve. 10 minuta punë për të mbaruar punë, pas një epoke ku në letra minimum ishte 3 orë, por në realitet shkonte dhe tre ditë. Një mënyrë për të shpërblyer mundin, djersën, sakrificat, dhe njëkohësisht raportin korrekt me ligjin të gjithë atyre sipërmarrjeve shqiptare që janë torturuar nëpër dogana dhe janë torturuar përballë gjithfarëlloj hajdutësh dhe sekserësh. Kjo është një epokë e mbyllur.Ndërsa Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali e cilësoi procedurën e ?kanalit jeshil? si një revolucion, që ofron avantazhe për biznesin. Sipas saj, kanali jeshil është një sistem i sofistikuar, i cili mundëson shmangien totale të kontrollit dokumentar dhe kontrollit fizik të mallrave.

Recommended