Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Nis nesër muaji i Ramazanit - News, Lajme - Vizion Plus

3 years ago4 views

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per mbare besimtaret myslimane e shtuna e 28 qershorit shenon nisjen e muajit te Ramazanit. Kreu i komunitetit mysliman, Skender Bruçaj, ka uruar besimtaret per nje agjërim te mbare. Urime kane ardhur edhe nga kryegjyshi boteror i bektashinjve Baba Mondi. Muaji i Ramazanit konsiderohet periudha me e veçante ne kalendarin islam. Per myslimanet ky eshte muaji i faljes se gabimeve, pranimit te lutjeve, shërimit te sëmundjeve dhe mirësive. Besimtaret e devotshëm nga mëngjesi i te shtunës nisin agjërimin dhe lutjet per nje muaj te mbare dhe te begate. Ne kete periudhe myslimanet ndalojnë ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri ne perëndimin e diellit. Kete radhe, agjërimi llogaritet mbi 17 ore ne dite. Por kjo sakrifice nuk vlen nese agjëruesi nuk ndalon veprat e këqija, fjalët fyese dhe sjellje te tjera qe bien ndesh me besimin. Feja islame ndërkohë lejon mosmbajtjen e agjërimit per te gjithe te semuret, grate shtatzëna, lehonat, ata qe jane ne moshe teper te thyer si dhe per udhëtarët. Pas nje muaji, agjërimi do te kulmoje me festen e Fiter Bajramit.

Report this video

Select an issue

Embed the video

Nis nesër muaji i Ramazanit - News, Lajme - Vizion Plus
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x3fmsa4" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above