Peshkopi, Kalaja e Dodës ndërpret ujin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
45 mijë banorë të qytetit të Peshkopisë kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm nga burimi i Korabit. Ndryshe nga legjendat, nuk është kuçedra që ka tharë ujin në burim, por banorët e Kalasë së Dodës kanë vendosur ta bllokojnë ujin që shkon për qytetin pasi "CEZ shpërndarje" i ka lënë ata pa energji elektrike prej 4 ditësh, çka u ka krijuar probleme të shumta me mishin dhe produkte të tjera blegtorale. Në fakt, banorët pranojnë se janë debitorë të energjisë në masën 50 % por sipas tyre ata nuk mund të paguajnë rregullisht faturat pasi arka më e afërt e Cez-it është 40 km larg dhe në zonë kanë mbetur vetëm banorë të moshave të vjetra Nga "CEZ shpërndarje" në Peshkopi thuhet se nuk do të bëhet asnjë tolerim me ata që nuk paguajnë energjinë ndërkohë që grupe punonjësish që mbledhin detyrimet janë shpërndarë në zonë. Banorët nga ana e tyre janë të vendosur për këtë formë të pazakontë proteste dhe kërkojnë të takohen me krerët e prefekturës dhe të "CEZ shpërndarjes" në Peshkopi.