Të rinjtë drejt shkollës profesionale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kushtet kur një diplomë e shkollës së lartë nuk të siguron një vend pune, të rinjtë po preferojnë gjithnjë e më tepër shkollat e aftësimit profesional. Një tendencë e tillë vihet re edhe në Vlorë, ku regjistrimet për vitin e ardhshëm shkollor kanë filluar që tani, ndërsa këtë vit shkollor 400 nxënës më shumë sesa vitin e kaluar ndjekin shkollën e mesme industriale Pavarësia. Algerti është një nga 1400 nxënësit e kësaj shkolle që shpreson që në përfundim të saj të gjejë një punë. Në përfundim të shkollës, nxënësit këtu mësojnë profesione të ndryshme ndërsa praktikat mësimore ata shpesh i kryejnë në bashkëpunim me biznese të ndryshme të cilët ofrojnë për ta edhe vende pune pas përfundimit të shkollës. Drejtori i shkollës, Genti Boci thotë se veç kërkesave të biznesit privat, shkolla ka marrëveshje me zyrën e punës që u vjen në ndihmë këtyre nxënësve për të siguruar një vend pune. Nxënësit e kësaj shkolle kanë rregulluar vetë të gjithë ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, ndërkohë që falë punës së tyre një hapësirë e saj është përshtatur si kinema verore që do të jetë në shërbim të komunitetit gjatë periudhës së pushimeve.

Recommended