Atentat ne treg 46-vjeçarit - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Një ngjarje e rende ka tronditur mëngjesin e te dielës qytetin e Shkodrës, ku ka mbetur i vrare me arme 46-vjeçari Kujtim Vajushi. Vrasja ndodhi rreth orës 9.30 minuta ne tregun e Zdrales, teksa viktima mësohet se po bënte pazarin për te furnizuar lokalin e tij, një biznes qe ndodhej ne zonën e Shirokës.
46-vjeçari, është qëlluar disa here me pistolete prapa shpine. Sipas informacioneve te policisë, dyshohet se autoret kane qene 2 persona me motor dhe me kapele ne koke, te cilët pas kryerjes se krimit janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka sekuestruar ne vendngjarje ne cilësinë e provës materiale, disa gëzhoja pistolete, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes se rende. Ne komisariatin e policisë se qytetit verilindor, janë shoqëruar për tu marre ne pyetje disa persona te cilët kane qene te pranishëm ne momentin e krimit. Sipas policisë, vrajsa ka qene e mire organizuar nga mënyra se si është ekzekutuar 46-vjeçari Kujtim Vajushi, çka bën te dyshohet se shkak i krimit mund te jete një konflikt i hershem mes palëve.

Recommended