“Adresa” e Françesk Radit ribashkon grupin “Asgjë sikur dielli”

  • 9 years ago
Ribashkimi i grupit ?Asgjë Sikur Dielli pas 5 vitesh, ka shënuar jo vetëm ribashkimin e tyre, por edhe një ribashkim të rrymave muzikore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Asgjë sikur dielli e ka celebruar bashkimin e grupit me këngën e censuruar ?Adresa? të Françesk Radit kënduar në vitet ?70.

?Ne ishim ishin të ndarë me kufij, por muzika rock në të dyja anët e kufirit në vitet ?70 zhvillohej me të njëjtin përpjekje për të modernizuar muzikën, u shpreh vokalisti dhe kompozitori i grupit ?Asgjë sikur dielli?, Alban Imani, i cili shtoi se zgjodhëm Francesk Radin, sepse ai performon mirë në nuancat e rock-ut britanik të viteve ?70. Grupi i famshëm kosovar dha një konferencë për shtyp sot paradite në Tulla Culture Center, në Tiranë.

Gjatë konferencës për shtyp, u bë edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së distribuimit për këngët e ?Asgjë Sikur Dielli?, për tregun Amerikan, itunes, por edhe më gjerë mes grupit dhe kompanisë Amerikane Prince Deniv LLC të përfaqësuar nga z.Daniel Cosentino, i cili ishte personalisht në konferencë.

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes u bë edhe promovimi i videoklipit më të ri të grupit ?Asgjë Sikur Dielli? që është një remake i këngës ?Adresa? të këngëtarit të njohur shqiptar Francesk Radi. Kënga ?Adresa? gjendet në albumin më të ri, të tretin e grupimit të titulluar ?Disident? që u publikua muaj më parë.

Daniel Cosentino, master në lëmin e arteve të bukura dhe artist multimedial, që aktualisht jeton e punon në Kosovë dhe New York, ka regjistruar këngën në kompaninë e njohur Prince Deniv LLC, në New Jersey, SHBA.

Ai u shpreh se ishte i kënaqur për bashkëpunimin dhe vlerësoi arritjet në stilin rock të grupit kosovar. Grupi i ribashkuar tashme përbëhet nga Bujar Hudozi në kitarë, Alban Nimani regjisor e vokalist, Fatos Berisha në timpane, Labinot Krasniqi në bas dhe Faton Dolaku në tastierë. Kënga e Francesk Radit ?Adresa? do ta ndiqet pas datës 3 tetor.

Recommended