Sot Kurban Bajrami, besimtarët falen te "Dëshmorët e Kombit"

  • 9 years ago
Besimtarët shqiptarë, e ata në të gjithë botën, festojnë sot Kurban Bajramin.

Bulevardi ?Dëshmorët e Kombit? u mbush edhe këtë vit plot me besimtarë të cilët falën namazin e Kurban Bajramit në shesh.

Urime dhe mesazhe dashurie, paqeje e harmonie kanë ardhur në këtë festë të madhe nga krerët e komuniteteve.

Vetë besimtarët pas faljes së namazit kanë shprehur urimet e tyre për një shoqëri që ka si vlerë të saj dashurinë e harmoninë.

Ndërkohë myftiu i Tiranës Ylli Gurra apelon që besimtarët muslimanë të bëjnë sot kurban vetëm në emër të Allahut.

E gjithë kjo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete për besimtarët muslimanë të cilët pas faljes së namazit të Kurban Bajramit nisin vizitat tek njëri-tjetri.

Recommended