Gentiloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri -Serbi do sigurojë zhvillim ekonomik

  • 9 years ago
Sipas ministrit të Jashtëm të Italisë marrëveshja mes Serbisë Shqipërisë dhe Italisë do të sigurojë një zhvillim ekonomik për të tre vendet.Këtë deklaratë ministri Paolo Gentiloni e bëri gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij Bushati në ambientet e ministrisë së Jashtme në Tiranë.

Në fjalën e tij ministri italian u shpreh gjithashtu se Italia do të mbështesë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE megjithatë tha ministri Shqipëria duhet të bëjë hapat e duhura në reformat kryesore.

?Italia ka interes që të nxisë këtë proces dhe ne do të përpiqemi ta nxisim dhe promovojmë për të arritur që të gjithë vendet e BE-së të bëhen të ndërgjegjshme dhe të vetëdijshme për këtë proces. Për këtë shtysë, për këtë nxitje kemi nevojë për një përgjigje konkrete. Italia do të angazhohet që të çelë rrugën për proceset e tjera të anëtarësimit?, tha kryediplomati italian.

Ministri i jashtëm italian u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me procesin e dekriminalizimit pwr tw cilwn tha se Italia është e gatshme të ofrojë përvojën e saj në lidhje me këtë çështje delikate dhe si shembull përmendi vizitën e ministrit italian të Drejtësisë, i cili ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.

Recommended