Mesazhi i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjëve në ceremoninë e shenjtë të festës së Abaz Aliut

  • 9 years ago
Në malin e Tomorrit u zhvillua sot, ceremonia e Shenjtë e festës së Abaz Aliut, ku qindra besimtarë bektashinj kanë ndjekur ritualet e kësaj feste.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj dha mesazhin e tij gjatë kësaj feste, duke i bërë thirrje shqiptarëve dhe të gjithë betashinjëve në botë, që të ndihmojnë dhe qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin.
"Falenderimin për këtë festim te bukur , në këtë dtë të shenjtë të abaz Aliut. Unë uroj dhe bekoj që populli, shqiptaret, besimtarët bektashjanë në të gjithë botën , zoti ju dhëntë dashuri, paqe dhe mirësi për veten dhe njerëzit. Edhe zoti duke qënë të bashkuar me njëri-tjetrin dhe duke ndihmuar njëri tjetrin, na do edhe më shumë . Zoti ju bekoftë", tha baba Mondi.
Ndërkaq, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj vlerësoi lart figurën e Abaz Aliut. " Në lartësinë e këtij mali, ne kemi shenjtorin tonë, Abaz Aliun, pavarsisht legjendave ai është realitet i burrërisë përballë frikës, i jëtës përballë vdekjes, i burrit dhe i trimit që u identifikua der në fund me emrin e ndërgjegjes", tha ai.
Kryegjyshi kujtoi vuajtjet dhe sakrificat e shenjtorëve në përparimin dhe ndërtimin e urave të besimit dhe mirësisë.
"Ne bëjmë apel për mospajtim me të keqen, me terrorizmin dhe me çdo të keqe", tha Baba Mondi.
Pelegrinazhi ka cak të lartë Teqenë e Kulmakut me shërbimin për tyrben e Abas Aliut, flamurtarit të Qerbelasë, së ndërtuar në fillim të shek. XV. Tyrbja e Abas Aliut është Monument Kulture dhe daton e ndërtuar nga Dervish Iljazi në vitin 1916.
"Jeta e Abas Aliut sikundër jeta sikundër dhe vepra e të gjithë baballarëve dhe dervishëve në vite është model për çdo besimtar"-tha Kryegjyshi Botëror Baba Mondi.
"Çdo ditë e jona dhe çdo hap i yni është një bashkim natyror dhe unik me shpirtin e tyre"- shtoi Baba Mondi.
Baba Mondi gjatë jetës së tij është shquar për kontributin e tij, duke marë tituj të ndryshëm nderi si "Ambasador i Paqes", Nderi i Qarkut të Korçës", "Qytetar Nderi" i Komunës Zerqan-Bulqizë, "Qytetar Nderi" i Komunës Martanesh-Bulqizë, "Qytetar Nderi" i Komunës Bogovë-Skrapar, "Qytetar Nderi" i Komunës Frashër-Përmet, "Qytetar Nderi i Qytetit të Fierit", si dhe "Personalitet i Shquar i Labërisë", nga Shoqata Kulturore Atdhetare"Labëria".

Recommended