A1 Report - Rama: Në shtator votojmë ligjin tonë të dekriminalizimit...me apo pa PD
  • 9 years ago
TIRANË - Të inkriminuarit në politikë kanë vetëm edhe një muaj kohë. Në shtator do të nisë reforma e thellë ligjore që do ia ndalojë atyre zgjedhen në institucionet shtetërore.

Kryeministri Rama e lajmëroi vetë këtë nismë në një bisedë të gjatë me medjan, por theksoi qartazi se kjo nuk do shërbejë për gjueti shtrigash.

Para se t?u japë lejen e verës, Rama qetësoi ministrat e tij nga ethet e ndryshimeve në kabinet, duke thënë se në shtator nuk do ketë ndryshime në qeveri

?Rifreskimi i qeverisë do të bëjë gjatë muajit Gusht, ku secili nga ata do të shkojnë për tu rifreskuar dhe në Shtatorë qeverisa do vijojë punën kështu siç është.? ? tha Rama.

Rama sqaroi historinë e kërkimeve për naftë në kufirin detar nga Greqia, ndërsa lajmëroi se nuk ka plan të shkojë për vizitë tek fqinjët jugorë.

"Unë e kam ftuar kryeministrin e Greqisë dhe e mirëpresim nuk kam plan të vizitoj Greqinë këtë vit. Nga ana tjetër është humbje që nuk bëjmë kontrolle në atë zonë se është e kontestuar që në këndvështrimin tonë i përket Shqipërisë. Nuk besoj se ne mund ta dorëzojmë atë pjesë për shkak se duhen bërë kërkime. Kërkimet do bëhen kur të përcaktohet se kujt i takon. Kemi rënë dakord me Greqinë që nëse nuk biem dakord ta zgjidhë një palë e tretë", - tha Rama

Ekonomia u rrit me 3 %, borxhi nën 70%
Rama bëri një bilanc të 300 ditëve që lamë pas të punës së qeverisë ku paralajmëroi një rritje 3 % të ekonomisë dhe mbajtjen nën 70 përqind të borxhit. Ai lajmëroi edhe një sërë aksionesh për të luftuar informalitetin në vjeshtë.