A1 Report - Seks dhe pornografi me të miturën 14 vjeç në Itali, pranga pensionistit

  • 9 years ago
Policia e Tiranës ekzekutoi një urdhër arresti të Gjykatës së Salentos në Itali, për një burrë 68-vjeçar nga Tirana, i akuzuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe prodhimit të materialeve pornografike.

Ahmet Dedej, banues në Vorë u arrestua gjatë operacionit ?Pedofili 2?, ndërsa në ngarkim të tij ishte bërë një denoncim një vit më parë në rajonin e Salento.

Sipas burimeve të policisë, Dedej banues në Vorë, akuzohet se një vit më parë kishte kryer marrëdhënie seksuale duke abuzuar si dhe veprime të turpshme me një të mitur dhe më pas kishte prodhuar edhe materiale pornografike.

Pas denoncimit ndaj tij, mësohet se autoritetet italiane kishin nisur hetimin dhe kishin identifikuar Dedejn si autor të abuzimit. Me 22 maj të këtij viti, 68-vjeçari, u shpall në kërkim nga Gjykata e Salentos ndërsa më pas Interpol Roma shpalli atë në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Salentos e e akuzon Dedejn, për kryerjen e veprës penale ?Krimeve seksuale me një vajzë nën moshën 14 vjeç? parashikuar nga legjislacioni penal italian me një dënim në maksimum deri në 14 vjet burg. Sipas policisë ky person është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij në drejtim të Italisë.

Recommended