A1 Report - Policia rrethon Lazaratin Trafikantët qëllojnë A1 Report

  • 9 years ago
LAZARAT - Situata e tensioniuar në Lazarat ka prekur edhe grupin e xhirimit të A1 Repoert të cilët janë qëlluar me breshëri automatiku nga trafikantë të maskuar dhe të armatosur rëndë.

Mësohet se grupi i xhirimit dhe gazetarët e A1 Report kanë braktisur menjëherë makinën, dhe jane te gjithe mire. Shkaterrohet makina dhe gjithe pajisjet teknike.

Grupi i televizionit të A1 Report është nxjerrë nga makina dhe janë mbajtur peng për rreth 15 minuta nga trafikantët të cilët kanë qenë të maskuar. Sipas gazetarit të A1 Report Gerti Xhaja, i cili raportoi pas sulmit, siguroi se të gjithë janë mirë ndërsa shtoi se persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre edhe pse makina ishte me logon e medias së A1 Report. Gazetari Xhaja tha se 4 persona të maskuar e të armatosur i janë afruar makinës dhe i kanë mbajtur pen për rreth 15 minuta ndërsa kanë qenë banorët që kanë ndërhyrë dhe që i kanë larguar trafikantët

"Na kanë nxjerrë nga makina, dhe na kanë mbajtur 15 minuta peng, por famtirësisht nuk kemi dëmtime falë edhe ndërhyrjes së banorëve të Lazaratit. Na kanë mbajtur të izoluar. Është qëlluar edhe automjeti ku po udhëtonim. Në momentin e parë na është afruar një person, dhe brenda pak minutave kemi parë 4 persona dhe në momentin që po ndërronin karrikatorin kanë ndërhyrë banorët që kanë shpëtuar." u shpreh Gerti Xhaja pas sulmit të bërë ndaj A1 Report.

Ndërkohë grupi i televizionit të A1 Report më pas është marrë nën mbrojtjen e policisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në grupin e xhirimit të televizionit A1 Report, ishin pjesë një shofer, një kameraman, një gazetar dhe një teknik transmetimi të cilët po raportonin lidhur me aksionin e ndërmarrë nga policia e shtetit për të ndërhyrë në Lazarat ndaj kultivimit të lëndëve narkotike. Mirëpo aksioni i policisë ka hasur në të shtëna armësh nga një grup prej 26 trafikantësh me në krye Razip Mahmutajn.