A1 Report - Elhaida Dani ndez skenen shkodrane, koncert edhe ne Tirane

  • 9 years ago
SHKODER - Ka marrë shumë duartrokitje jo vetëm në Shqipëri dhe në Itali, por asnjë prej tyre nuk i ka dhënë emocionet e duartrokitjeve të marra nga publiku shkodran. E për të treguar emocionet e finalizimit të këtij koncerti, jo rastësisht, Elhaida Dani ka zgjedhur ta çelë koncertin me këngën "I Believe I can Fly".

Koncerti i mbrëmshëm është pasuar me një këngë dedikuar shkodranëve të saj "Pranvera filloi me ardhë".

Por, për nga repertori i përzgjedhur nga fituesja e 'Voice of Italy 2013', mund të themi që nata e mbrëmshme ka qenë nata e Vaçes. Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani nuk ka munguar të dhurojë emocione të panumërta me këngë si: "Valsi i Lumturisë" apo edhe "Rrjedh në këngë e ligjërime".

Por, supriza e mbrëmjes do të ishte edhe prezantimi përt publikun e këngës së re të Elhaidës, kompzuar nga Kledi Bahiti dhe me tekst të Olti Currit. Skena është ndezuar akoma më shumë teksa Elhaida ka kënduar një duet me Alban Skënderajn, më këngën e titulluar "Refuzoj".

Menjëherë pas koncertit, këngëtarja tha se nuk gjente dot fjalët për të përshkruar lumturinë dhe vlerësimin e madh që ka përjetuar gjatë shfaqjes. Ndërsa aralajmëroi se gjatë verës do të zhvillojë një koncert të tillë edhe në Tiranë.

"Ishin gjith njerëz që kishin ardhur vetëm për mua dhe me të vërtetë është një ndjenjë që çdo artist, çdo këngëtar duhet ta provojë. Jam shumë e lumtur, edhe një herë, publiku shkodran më ka bërë të ndihem në borxh sepse ashtu si më përpara më ka bërë të ndihem si mbretëreshë dhe sot më ka trajtuar si mbretëreshë edhe unë prapë ndihem në borxh ndaj tyre edhe ky koncert ishte për të shlyer "borxhin" në një farë mënyre." tha Dani

Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj vlerësoi se shkodranët e meritonin këtë performancë, ndërsa padiskutim, Elhaida i meritonte të gjtiha duartrokitjet nga publiku.

"Kishte nevojë Shkodra me ia u ngrit zemrat në peshë dhe kishte nevojë me u inkurajuar dhe kush më mirë mund ta bënte këtë se Elhajda që ka inkurajuar të gjithë të rinjt shqiptarë. Dhe unë besoj që në Shqipëri megjithëse gjërat nuk janë perfekte, kush është i mirë, kush ka talent, kush shkëlqën vlerësohet dhe më vjen shum mirë që ja mundësuam këtë koncert për Elhaidën dhe për Shkodrën." u shpreh Veliaj

Performanca e Elhaidës është vlerësuar së tepërmi edhe nga kënëtari Alban Skënderaj, i cili duket se jo rastësisht ka vendosur të këndëojë këngën "një në 1 milion", gjatë koncertit të Elhaidës.

Mbrëmja është ndjkuer nga afër nga personalitete të tjera: si Zyliha Miloti, Erkand Qerimaj, por edhe mjaft dashmirës të këngëtares shkodrane, prej të cilëve ka rrëmbyer mjaft duartrokitje.

Recommended