A1 Report - Balla i çoi ne Siri djalin 4 vjeç Deshmia: Me kercenoi me jete

  • 9 years ago
TIRANE- Njëra nga katër gratë e Genci Ballës, Almira Kastrati(Mani) e akuzuar nga ish-bashkëshorti i saj Zamir Mani, se së bashku me imamin Balla, i kanë marrë djalin 6-vjeçar dhe ja kanë dërguar në Siri, rezulton e dënuar me 1 milion lekë nga gjykata e Shkodrës. "Shqiptarja.com" sjell dëshmitë e gjyshes së fëmijës dhe të tezes së tij, që tregojnë zhdukjen e tij në rrethana misterioze. Në vendimin gjyqësor tregohet peripecia e Zamir Manit, për të marrë fëmijën e tij, nga duart e Almira Kastratit. Akuza për të cilën është dënuar në Shqipëri shtetësja Almira Kastrati është, "Marrja e padrejtë e fëmijës".

Bëhet fjalë për fëmijën Firdeus Mani, i cili është marrë nga nëna e tij Almira dhe njerku Genci Balla, dhe është dërguar në Siri. Ikja në këtë shtet që prej dy vitesh, i cili është përfshirë në luftë civile, është bërë pa miratimin e babait të tij biologjik, Zamir Mani. Madje, ky i fundit ka tentuar të ndalë largimin e të birit në Siri, duke u munduar ta nxjerrë nga rruga ku e kishte futur nëna e tij, Almira Kastrati. Teksa Zamir Mani bënte tratativat e fundit për të pengur largimin e të birit në Siri, ai rezulton të jetë kërcënuar me vdekje nga ish-bashkëshortja dhe burri i saj, imami i vetëshpallur Genci Abdurrahim Balla. Për të shmangur çdo incident të mundshëm rreth kërcënimeve me vdekje, burime pranë policisë së Shkodrës thanë se në fillim të muajit janar 2013, Mani ka kërkuar mbrojtje në polici.

Vendimi i gjykatës
Më dt.11.02.2013, shtetasi Zamir Mani, është paraqitur në Komisariatin e Shkodrës dhe ka bërë kallëzim penal për faktin se ish-bashkëshortja Almira Kastrati nuk i ka dorëzuar fëmijën e tij, Firdeus Mani, i moshës 6 vjeç, duke mos e zbatuar vendimin e Gjykatës së Shkodrës nr.1423, dt.27.05.2009 që bën fjalë për zgjidhjen e martesës së tyre, për lënien e fëmijës Firdeus Mani, për rritje dhe edukim nënës së tij Almira dhe për të drejtën e tij, për ta takuar fëmijën Firdeus Mani çdo ditë të hënë dhe të premte të javës nga ora 11.30 deri në orën 14.00. I dëmtuari akuzues shtetasi Zamir Mani, pretendon se është treguar korrekt në zbatim të vendimit gjyqësor duke e dërguar fëmijën në orar, ka likujduar rregullisht pensionin ushqimor, por mbas datës 21 Dhjetor të vitit 2012 ai nuk e ka takuar fëmijën e tij Firdeus Mani, pasi nuk është lejuar nga ish-bashkëshortja Almira Kastrati.

Dëshmitë për fëmijën
I dëmtuari akuzues i është drejtuar gjykatës, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij Almira Kastrati për kryerjen e veprës penale të, "Marrje e padrejtë e femijës". Në gjykim u thirrën me cilësinë e dëshmitarit shtetasja Kimete Mani e cila deklaroi se: "Djalin nuk e kam parë më që nga data 21.12.2012. Këtë gjë e di pasi jetoj me babin e tij (Zamirin). Herën e parë ka shkuar Zamiri të marrë fëmijën dhe nuk e ka takuar fëmijën. Me pas ka ardhur djali tjetër nga Italia dhe kemi shkuar në Tiranë për të marrë fëmijën. Është ulur Zamiri me djalin tjetër dhe fëmijët, une me nusen kemi qëndruar në makinë.

E kemi marrë në telefon përpara Almirën pë...

Recommended