A1 Report - Basha: Ok Statusit, por Rama regres në sytë e BE e amerikanëve

  • 9 years ago
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës, për proceset integruese të Shqipërisë në BE.

Bashkëbisedimi i Bashës me studentët u bë në 3-vjetorin e liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë në zonën Shengen.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se, të rinjtë janë arkitektë të lëvizjes së lirë në vendet e Bashkimit Europian. I pyetur mbi marrjen e Statusit, Basha ka theksuar mbështetjen e plotë të PD për Stausin, pro pa hequr dorë nga denoncimet ndaj veprimeve arbitrare të qeverisë dhe me Statusin qeveria do detyrohet të bëjë më shumë transparencë dhe jo të mohojë bashkëbisedimin e hapur, siç ishte rasti i buxhetit apo armëve kimike.

Sipas Bashës, qeveria po bën regres në sy të vendeve të BE dhe amerikanëve dhe ata e kanë dokumentuar këtë. Në lidhje me korrupsionin Basha u shpreh i gatshëm të mbështesë çdo akuzë ndaj ish-ministrave apo bashkëpunëtorëve të PD, por me fakte e jo me inate personale, për çështje politike apo gjueti shtrigash.

Basha theksoi se qeveria është çdo ditë në survejim dhe në provë, "pasi vula e sovranit jepet çdo ditë e jo një herë në katër vjet", e kësisoj ka shpjeguar vizionin e lidhjes së PD me çdo qytetar dhe dy shtyllat e forta të ringritjes së saj: rigjenerimi i PD me rininë dhe ribashkimi i të gjitha kontributeve historike në PD.