Anulohen pretonimet në Sharm El Sheik, shkak trazirat në Egjipt

  • 9 years ago
Tiranë - Trazirat që kanë përfshirë Egjiptin kanë bërë që turistët shqiptar të mos e shohin më si vend për të kaluar pushimet, duke u tërhequr kështu edhe nga destinacioni më i preferuar i shqiptarëve Sharm El Shejk. Sipas drejtorit të operatorëve turistik, Sadik Malaj fluturimet drejt Egjiptit janë anuluar për shkak të protestave të përgjashme që po zhvillohet në Kajro mes dy kampeve kundërshtare.

"Duke qenë se jemi në kulmin e sezonit sivjet ka një specifikë pak më ndryshe se viti i kaluar sepse problemet që lindën në Egjipt pothuajse po e bëjnë të pa mundur shkuarjen në Sharm dhe ky është problem që janë bërë goxha rezervime gjatë periudhave për plazhet e Sharmit" tha Malaj.

Por, ngaqë Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë një thirrje për të frenuar shkuarjet ne Egjipt ka krijuar një problem të tillë. Në këtë periudhë ka disa anullime të cilat praktikisht klientela turistike shqiptare që ka parashikuar apo prenotuar pushimet për në Sharm po i anullon.

Në intervistën e tij për A1 REPORT, Malaj thekson se në krahasim me një vit më parë, numri i pushueve ka qënë me i ulët.

"Ky vit ndoshta nuk do të jetë më i madh se viti i kaluar për dy arsye. E para pati një farë frenimi për çështjen e fushatës elektorale. Është edhe kriza ekonomike. Normalisht që ajo ndikon", u shpreh drejtori i operatorëve turistik për A1 Report.

Por, Shqipëria vazhdon të shihet si një nga vendet më të pëlqyera nga turistët e huaj, të cilët sipas Malajt, preferojnë turet në objekte me vlera kulturore e historike.

Recommended