Digjet banesa e kreut PS të Prezës, Artan Gaci: zjarrvenie e qellimshme, politike

  • 9 years ago
Kryetarit të PS në Prezë i djegin biznesin dhe banesën. Lajmi u konfirmua për "A1 Report" nga deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në shtëpinë e kryetarit të PS, në Prezë, Lavdi Kajmaku, ku mësohet se janë vwnw tetë vatra zjarri. Fatmirësisht ndërhyrja e të afërmve ka mundur të shpëtojë bashkëshorten dhe djalin 12- vjeçar.
Deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi në një prononcim për Tv A1 Report mëngjesin e sotëm tha se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të mirëorganizuar me pjesëmarrjen e disa personave.

"Gjendja është shumë e rëndë, është zjarrvënie e mirëorganizuar me pjesëmarrjen e disa personave, 8 vatra zjarri të vëna qëllimisht ndaj biznesit të familjes Kajmaku. Ata e kanë ngritur biznesin me sakrifica. E vemtja pistë është ajo politike. Dy ditë më parë, një gazetë ka publikuar materiale që kompromentojnë se kreu i komunës së Prezës, që është dhe kryetari i PD-së në Prezë është një person i kërkuar për rrahje e abuzim me minorenët në SHBA, tani vjen dhe përgjigja si pasojë e betejës politike në këtë zonë, ku PD ka humbur terren dhe nuk fiton më. As në 97 nuk kanë ndodhur këto gjëra. Të shkosh të djegësh banesën e një kundërshtari vetëm sepse është i PS nuk kanë ndodhur. "- tha Artan Gaçi në prononcimin telefonik për Tv A1 Report duke shtuar se "Fatmirësisht familjarët kanë arritur ta ndjenë zhurmën e fjalëve dhe kanë dalë jashtë. Zjarri ka ndërhyrë deri në dhomën e gjumit, ku flinte djali 12 vjeç.

Recommended