ISIL (Islamic State of Iraq and Levant- Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit) ushtron dhunë bazuar në hadithe të rreme në të njëjtën mënyrë sikundër edhe Kryqëzatat e Krishtera keqinterpretonin Biblën
  • 9 yıl önce
Shteti Islamik duhet të veprojë nën dritën  e Kur’anit. Ata do ta bëjnë këtë kur t’i vijë koha. Ata thonë se kanë një udhëheqës musliman. Ata thonë se e pasojnë këtë njeri sepse është kusht i Islamit që të kenë një udhëheqës, (imam, dmth) në krye. Ata thonë se e dinë që Mehdiu ka ardhur. Me fjalë të tjera, ata thonë se ai nuk do të jetë dikush që i përmbahet atij lloji Islami të konceptimit të besimit strikt tradicional që ata njohin dhe u vjen për mbarë. Ata thonë se ai do të jetë ndryshe dhe se ata do t’i shkojnë pas atij. Ata thonë se po presin shfaqjen e Mehdiut, dhe jo ardhjen e tij. Zoti do ta mundësojë shfaqjen e tij. Ai do të dalë kur t’i thotë Zoti.

-IS-i thotë se Mehdiu do vijë nga Stambolli.

Adnan Oktar:  Ata e patën thënë tashmë se Stambolli është qendra. Këtë nuk e kanë ditur më parë. Ata thanë se do të marrin Stambollin. Pastaj ata e pranuan gjendjen kur ua shpjegova me hadithe. Thanë se nuk do ta prekin Turqinë dhe Stambollin. Po përse? Sepse Mehdiu është në Turqi. Ata janë plotësisht të sigurt për këtë. Ata thonë Stambolli është qendra. Por IS-i do të mbetet edhe për një farë kohe si fuqia dominuese në rajon. Të gjithë sunitët po i bashkohen atij, por po bëjnë gabim. Megjithatë, mizoritë e IS-it nuk janë asgjë krahasuar me ato të PKK (Partia Komuniste Kurde- një organizatë terroriste separatiste komuniste). Ligësia e PKK-së lind nga shterpësia fetare e tyre, kurse ligësia e IS-it vjen nga të dhënat e rreme fetare.

   E njëjta gjë ka qenë edhe me kristianët e vjetër. Ata e ndryshuan dhe e keqinterpretuan biblën, e kësisoj kryen kryqëzatat. Ata martirizuan miliona muslimanë. Por ata e bënë atë ngaqë u keqinformuan prej  burimeve të tyre, e jo vetëm nga zemërligësia. Ata devijuan në një besim të rremë ngaqë besonin gabueshëm. Por ligësia e PKK-së del drejtpërdrejt nga ligësia e të qënit i pafè. Ata thjesht janë të ligj. Ka një ndryshim mes dikujt që është i keqinformuar dhe atij që është krejtësisht i lig. Ky ndryshim lypset të kuptohet si duhet.

- Kryqëtarët nuk lanë këmbë muslimani më

1099 në Jeruzalem.

- Ja pse ndodhi kjo. Sepse ata e shtrembëruan biblën. Kjo erdhi nga keqkuptimi i besimit fetar. Atyre njerëzve nuk u mungonte feja apo besimi, zoti apo librat. Veç sikur ta dinin apo ta mësonin të vërtetën! Po ta kishin mësuar dashurinë dhe adhurimin e vërtetë në bibël, ata do të kishin bërë gjënë e drejtë. Por ata nuk i dinin këto. Ata e quanin vrasjen si një shtyllë besimi.

- Në librin tuaj të fundit – «Fanatizmi – Rreziku i

Errët», ju i përshkruani të gjitha idetë e tyre të rreme. Ju i përgjigjeni haditheve të rreme me fjalët e Kur’anit. Është një bekim i madh për ta që ta kenë këtë libër. Të gjitha problemet mund të zgjidhen nëse Evropa dhe Amerika do ta përdornin këtë libër për të edukuar njerëzit.

Adan Oktar : Shiko, unë i kam bërë gjërat jashtëzakonisht

fare të lehta. Unë jam takuar kokë më kokë me fanatikët dhe ua kam nxjerrë në shesh të gjitha keqformimet e tyre. Por në fakt ata nuk kanë thënë asnjë fjalë. IS-i, për shembull, është në rrugën e shejtanit, sikundër ishin edhe kryqëzatat.

- A nuk po presin këta njerëz Armagedon (fundin e botës) në të njëjtën pozitë?

Adnan Oktar: Ata janë gjithashtu edhe nën ndikimin e

shejtanit. Ç’do të thotë Armagedon? Në botë janë vetëm një grusht njerëzish. Çfarë të kërkosh prej tyre? «Pothuajse të gjithë do të vdesin», thonë ata. «Vetëm një dorë syresh do mbeten». Bota tashmë është mplakur dhe është shndërruar në bërllog. E ç’të mbetet të bësh me këtë botë? Ata duan që gjithësecili të mbytet në gjak dhe të gjithë të vdesin. A do të kënaqeshe ti po të ndodhte kjo? A do të shlodheshe?

Në Turqi njerëzit e keqkuptojnë mbështetjen e Amerikës (duke i dhënë armë PYD – një organizatë terroriste separatiste). PYD-ja e merr këtë si të dobishme për vete. Madje akoma, ata mendojnë se nevojitet një PYD për më shumë gjakderdhje. Ata synojnë t’i përmbushin nevojat e tyre për gjakderdhje të ethshme me anë të PYD. Ata i përdorin këta njerëz si kafshë eksperimentale. Dhe PYD nuk arrin ta rrokë këtë.

- Njerëzit që mendojnë në këtë mënyrë thonë: «Kur të vijë profeti Isa (Jezusi) ai do t’i heqë këta njerëz, pra le t’i vrasim që më parë». Ata nuk e fshehin këtë.

Adnan Oktar: Shiko, gjithçka është fare e qartë. Ata thonë

le ta ndihmojmë profetin Jezus dhe t’i vrasim ata që më parë,  që ai të mos lodhet». Është kaq e thjeshtë. Dhe budallenjtë e PYD-së e besojnë. Por ata fillimisht mbështesin të fortët, e pastaj të dobëtit. Kur njëra anë fuqizohet, ata pastaj sjellin anën tjetër në një gjendje të barazvlefshme duke i vënë kundër njëri-tjetrit. Si një kolovitës. Projekti i kolovitjes është vënë në veprim tani. Ata vendosin 100 gramë në një anë dhe 100 gramë në anën tjetër. Ata, në një farë mënyre, po argëtohen me Lindjen e Mesme. Dhe njerëzit e rajonit janë budallepsur e jan
Önerilen