FestON

  • 11 years ago
Kryeqyteti “FestON”, Dikush mori “Brunen”!

ALBtelecom ka dhuruar edhe “Brunen” Porsche 911 Carrera mes një feste të vërtetë, të quajtur “FestON”. Super-Eventi i dhurimit ka grumbulluar çdo grupmoshë në pedonalen “Murat Toptani” në Tiranë. Mijëra surpriza janë ofruar për çdo pjesëmarrës në këtë event që zgjati tre ditë me radhë, në datat 18, 19 dhe 20 Tetor, nga ora 10 e paradites deri në 8 të mbrëmjes.

Fituesi me fat i “Brunes” së ALBtelecom dhe Eagle Mobile është përzgjedhur në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv (në TV Klan) dhe është qytetari nga Puka Gjet Marku. Dhurimi i super Porsche 911 Carrera është bërë mbrëmjen e së shtunës, ku Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Erkan Tabak i ka dhuruar çelësat e supermakinës z. Marku, duke nënvizuar se krahas lirisë së komunikimit që kompania ofron me ofertat dhe shërbimet e saj, ajo synon edhe të surprizojë me aktivitete të tilla. Ndërsa drejtoresha e Marketingut, znj. Floreta Zhulali ka premtuar se së shpejti ALBtelecom dhe Eagle bëhen gati edhe për një tjetër surprizë që për momentin mbetet enigmë. Super-Eventi treditor është kurorëzuar me një super-koncert, ku performuan këngëtarët më të njohur shqiptarë si Flori Mumajesi, Mariza Ikonomi, Miriam Cani, Vedat Ademi & Band, Mc Kresha, Stresi, Fjolla Morina, Nora Istrefi, Alban Skenderaj, Eugent Bushpepa, Kamela, Renis Gjoka, Crossbones dhe Bojken Lako.

Publiku kryeqytetas pati mundësinë të argëtohet gjatë gjithë ditës, nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë janë zbavitur me lojërat elektronike, nën ritmin e vazhdueshëm të muzikës. Gjatë ditës së dytë (datë 19 Tetor) surprizat kanë vazhduar me hedhjen e shorteut sipas rimbushjeve të kryera gjatë ditës në “Shtëpizat e Ofertave” ALBtelecom & Eagle Mobile, të vendosura te pedonalja. Aty janë dhuruar shumë çmime, ndër të cilët disa smarphone, Samsung Galaxy S3 dhe ZTE. Për të gjitha grupmoshat, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë, janë organizuar shfaqje të vazhdueshme të cirkut të Tiranës me kllounë, lojëra shpejtësie, vizatim fytyre për fëmijët, akrobatë, xhonglerë, etj.. ‘Roboti Albot’ dhe ‘Laser show’ ishin një arsye më shumë për të ndjekur këtë super-aktivitet që dhuroi mjaft emocion për të gjithë të pranishmit. Super-Porsche i parë, “Bjondja” u dhurua në fillim të verës, gjatë një tjetër super-eventi në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.